Elgit Doda ka qenë një personazh mjaft i komentuar në media kohët e fundit si pasojë e një debati të ashpër që ndodhi mes Romeos dhe Meritonit.
Në një prej prime-ve, Meritoni deklaroi se Romeo përflitet si një mashkull që merret me gratë e shokëve, duke nënkuptuar këtu Klea Hutën, partneren e Elgit Dodës, me të cilin Romeo është mik prej kohësh.
Lidhur me këtë deklaratë, nuk ka patur një reagim të drejtpërdrejtë nga ana e Elgitit mirëpo mbrëmjen e kaluar, Elgiti ka bërë një postim dedikuar Romeos, duke bërë të qartë se nuk i beson aspak deklaratat e Meritonit dhe se miqësia e tij me aktorin vijon të mbetet shumë e afërt.
Elgiti ka publikuar një moment mjaft të bukur të Heidit dhe Romeos mbrëmjen e kaluar teksa kanë qenë në krahët e njëri-tjetrit, duke u puthur dhe përqafuar.
“Të thashë mos të të vi aty brenda”, ka shkruar Elgiti bashkangjitur postimit të tij në Instastory.














