Fshehën vendodhjen e subjektit për shmangien e detyrimeve, procedohet italiani dhe ekonomistja e tij në Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian L. R., 41 vjeç, me detyrë administrator i një fasonerie dhe për shtetasin A. K., 38 vjeç, me detyrë ekonomist i këtij subjekti, pasi dyshohet se kanë paraqitur disa herë, të dhëna fiktive për vendndodhjen e subjektit, me qëllim për të shmangur detyrimet tatimore. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
