Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3” mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit.
Ky i fundit e ka quajtur aktoren e njohur “teta”, ndërsa Elga e quan “bebush” dhe i kap fytyrën me dorë. Ky gjest mesa duket e ka acaruar tepër Meritonin dhe i kërkon t’i heqë duart nga fytyra e tij.
Pjesë nga debati:
Egla: Ti je bebush për mua.
Meritoni: Mos ma prek fytyrën mua.
Egla: Ti je bebush dhe kështu i bëj fëmijëve.
Meritoni: Hiqe dorën, mos më prek fytyrën teta Egla.
Egla: Mos më thirr teta. Fëmijët ne kështu i kapim në shenjë dashurie.
Meritoni: Mos më kap fytyrën të thashë. A je normale, çfarë po bën, mos më kap!
Ilnisa: Hajde, o e mjerë, o lojtare e dobët dhe skandaloze, o turpi i shoqërisë. O lojtare skandaloze, o e dobët!
