Pak orë para nisjes, zbulohen 16 konkurentët e “Ferma VIP”!

“Ferma VIP” nis sonte transmetimin në Vizion Plus. Reality-show më i ri në vend do të hapë dyert për plot 16 konkurentë.

Pak orë para nisjes së programit, janë zbuluar edhe 16 fermerët më të rinj në vend, të cilët janë:

Elsa Lila – këngëtare

Florian Agalliu – aktor

Çiljeta Xhilaga – këngëtare

Dijonis Biba – TikToker

Ditea Berisha – influencer

Renis Gjoka – këngëtar

Baby G – këngëtare

Gledis Gegaj – kuzhinier

Rigelsa Cybi – Modele

Valter Kolnikaj – Model, ish-banor i BBA

Robert Berisha – këngëtar, moderator

Mariana Kondi – aktore

Niko Komani – stilist

Gloria Meshi – modele

Xhesika Polo – këngëtare

Albano Bogdo – aktor

“Ferma VIP” nis sonte në orën 21:00 në Vizion Plus dhe gjithashtu do të transmetohet live edhe në YouTube në faqen zyrtare të “Vizion Plus”.