Të shtëna me armë zjarri dhe një i plagosur në një biznes në Xhafzotaj, Durrës.
Personi ka mbetur i plagosur në këmbë.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
