Elon Musk pranon se përdor drogë, më ndihmon të largoj stresin

Elon Musk, chief executive officer of Tesla Inc., arrives at the Tesla plant in Gruenheide, Germany, on Wednesday, March 13, 2024. The power supply at Tesla's electric-vehicle factory near Berlin was restored on Monday evening at 8:45 p.m. local time. Photographer: Krisztian Bocsi

Biznesmeni amerikan Elon Musk është përfolur shpesh më parë se konsumon droga për të mposhtur depresionin dhe stresin.

Biznesmeni amerikan Elon Musk është përfolur shpesh më parë se konsumon droga për të mposhtur depresionin dhe stresin.Së fundmi ai ka rrëfyer se përdor ketaminë për të dalë nga një “gjendje negative mendore”. Kritikët e Musk e kanë akuzuar prej kohësh për abuzim me lëndë narkotike.

Në një intervistë të transmetuar në rrjetin social “X” të hënën, Musk u pyet nëse do të konsumonte ndonjëherë drogë ose alkool. Ai mohoi të kishte marrë ndonjëherë substanca rekreative si kanabisi ose kokaina, me përjashtim të një rasti ku provoi kanabis me prezantuesin Joe Rogan në 2018-n.