U tha ballakumet por ky element bëri namin me shitjet në Elbasan

Në fakt kur të gjithë e kishin mendjen tek ushqimet dhe sidomos ëmbëlsira tradicionale ballakumja ku sipas një përllogaritjeje paraprake u shitën mbi 50 mijë copë, thurësit e verores ishin ata që korrën sukses ditët e fundit. Edhe pse nuk tregojnë me shifra, një verore me elementë shtesë kushtonte 100 lekë dhe mendoni sa mijëra të tilla janë shitur ditët e fundit e sidomos sot në Elbasan. Thurja e tyre kërkon përqendrim dhe nuk do shumë materiale por ama fitimi është maksimal. Njëkohësisht artizanat kanë menduar ti zbukurojnë me element shtesë duke I bërë sa më tërheqëse.

Verorja vendoset si byzylyk për ditë vere dhe hiqet sapo shihet dallandyshja e parë. Për shumë njerëz verorja simbolizon fat dhe mbarësi e trashëguar bashkë me ritet e tjera.