Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se një automjet i drejtuar nga këngëtari grek Janis Ksanthopoulos devijoi duke u përplasur me një mjet tjetër. Në mjetin tjetër ndodhej shqiptari, që u përplas me një shtyllë elektrike.
Si pasojë shqiptari 20-vjeçar, Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës, ndërroi jetë, ndërsa të tjerë mbetën të plagosur.
