Dashuria triumfoi? / Sara Gjordeni përdor mbiemrin e Bardhit! – bën ‘paqe’ me vëllain e tij me veprimin e fundit!

Dalja e Bardhit nga BBV si pasojë e gjendjes shëndetësore të nënës së tij, u shoqërua me shumë zhurmë dhe hije dyshimi, të nisura fillimisht nga partnerja e tij, Sara Gjordeni. ​

Mbrëmjen e djeshme duket sikur Bardhi i vendosi ‘kapakun’​ gjithë aludimeve në rrjet, duke postuar foton e nënës së tij nga spitali, të shoqëruar me një shkrim ku ndër të tjera i kërkoi falje publikut për largimin e parakohshëm.

Mirëpo, ky postim jo vetëm që nuk mbylli këtë histori, por hapi edhe më shumë debate e kjo për shkak të sulmeve të hapura mes Sarës dhe menaxherit të Bardhit, Jetmir Agaj. ​

Në postimin e saj ku i kthente përgjigje deklaratave të Jetmirit, Sara shkroi në fund Sara Idrizi, ​ duke përdorur kështu mbiemrin e Bardhit në vend të Gjordeni, që është mbiemri i saj.

Pas kësaj, një tjetër detaj ka habitur rrjetin, pasi mes zhurmës që familja e Bardhit nuk e pranon Sarën, vëllai i tij Petriti ka shtuar Sarën në listën e ndjekësve të tij. ​Të njëjtën gjë ka bërë dhe Sara.

A është kjo një ‘shenjë’ që tregon se situata mes çiftit dhe familjes së Bardhit janë sqaruar dhe se dashuria triumfoi?