Presidenti Tebas: “Mbappé do të shkojë te Real Madrid.
SPANJE – Kylian Mbappé do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, kjo tashmë është e sigurt dhe vendimi i është komunikuar nga lojtari pronarit Nasser Al-Khelaifi të PSG. Dhe gjithçka sugjeron se e ardhmja e tij është te Real Madrid.
Për këtë është i bindur edhe presidenti i La Liga-s, Javier Tebas. Ai kishte folur tashmë për këtë edhe në të kaluarën, por sot numri një në kampionatin spanjol e përsëriti këtë në mikrofonin e “Movistar+”.
“Po, jam i bindur për këtë. Tani duket e sigurt që ai nuk do ta vazhdojë karrierën e tij te PSG dhe në Evropë ka pak ekipe që mund ta përballojnë atë. Për më tepër, nëse mendojmë se merkato angleze është ngadalësuar, gjithcka sugjeron që e ardhmja e tij është te një skuadër spanjole.
Dhe në Spanjë vetëm Real Madridi ka mundësinë ta blejë atë. Pothuajse do të thoja se është e sigurtë. I jap më shumë se 99% shanse që ai të luajë për Real Madridin, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.”
Presidenti Tebas, foli edhe për protagonizmin e Vinicius, në luftën kundër racizmit. “Ai është një lojtar me karakteristika që tërheqin vëmendjen. Duhet t’i japim më shumë vlerë faktit që ai është ndër lojtarët më të mirë në botë.
Në luftën e tij kundër racizmit ai është një shembull për t’u ndjekur. Ai dëshiron të pretendojë një problem, që ai merr personalisht në shumë ndeshje. Ai ka të drejtë të pohohet”.
🗣️ Javier Tebas: “Real Madrid is the only Spanish club that has the economic capacity to sign Kylian Mbappé.” @MovistarFutbol💰 pic.twitter.com/ackYtaqrmM
— Madrid Zone (@theMadridZone) March 9, 2024
