Bardhi i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në Big Brother Vip 3 për shkak të problemeve shëndetësore të së ëmës.
Në shtëpi për t’i dhënë lajmin jo te mire ka mbërritur vëllai i këngëtarit, Petriti, i cili ka sqaruar se e ëma është hospitalizuar pasi i është ulur tensioni dhe se do të bëhej më mirë nëse do ta kishte atë pranë.
Petriti: Kam ardhur këtu për të treguar se nëna nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por besoj se prania jote do ti kishte ndihmuar shumë. Nëna është në Kumanovë, unë vetëm për këtë arsye kam ardhur këtu.
Bardhi: Nëse puna është kështu, unë jam gjithmone te pika ime e dobët, nëna. Nëse ma lejon produksioni unë vij menjëherë.













