Dekori i Ditës së Verës/Qytetarja habitet me transformimin e emrit të Elbasanit

Një qytetare ka postuar në rrjetin social dhe ngre një shqetësim mbi transformimin e emrit të Elbasanit Ja si shkruan ajo
Kjo pamje është një fasadë e cila do jetë për Ditën e Verës që po afron
Si një artiste dhe si një qytetare e Elbasanit u preka sapo e pashë.
Vërtet kjo bashki vuan për ide? Si mund të shpenzosh paratë ( taksat) e qyterarëve duke i poshtëruar ata kaq publikisht?Elbasani, djep i kulturës dhe i arsimit. Elbasani i U.”A.Xhuvani” Elbasani i Kostandin Kristoforidhit… e M.Çelikut Profesorit të nderuar.Elbasanii profesorëve që për një presje gabim na ulnin dy nota në sintaksë apo morfologji….(kur isha studente e Ciklit të Ulët) Elbasani qyteti ku u lindëm dhe u rritëm me krenarinë e parardhësve tanë gjuhëtarë…,poshtëron kaq hapur me një ide të cunguar.
Personalisht ndjej keqardhje për Bashkinë e Elbasanit që vuan për ide, për ata që luftuan deri në fund të jetës për të mbrojtur gjuhën shqipe,për ata që e dinë dhe nuk ngrenë zërin,dhe për ata që nuk e dinë çfarë ulje është kjo fasadë për qytetarët.
Mendoj që kjo fasadë duhet të marrë një pamje dinjitoze, sic i takon popullit elbasanas
Ju lutem shpërndajeni ,në mënyrë që të korigjohet në kohë ky gabim dhe Ditën e Verës të prezantohemi me dinjitet
Faleminderit