Shtëpia e një tjetër futbollisti ka rënë pre e hajdutëve së fundmi. Bëhet fjalë për Rafael Toloi, kapiteni i Atalantës. Shtëpia e mbrojtësit brazilian është vjedhur në fundjavë gjatë kohës që luhej sfida Atalanta-Bologna.
33-vjeçari është i pesti lojtar apo ish-lojtar i Atalantës që bie pre e hajdutëve brenda një viti. Jeremie Boga, Luis Muriel, Merih Demiral dhe Gianluca Scamacca ishin grabitur nga hajdutët gjithashtu.
Grabitësit, të pashqetësuar nga mungesa e futbollistit dhe familjarëve të tij, kanë marrë bizhuteri, para dhe disa ora të shtrenjta.
