Oliver Pocher është një komedian i njohur në televizionet gjermane dhe më gjerë.
Por komentet e tij raciste kanë shkaktuar shumë zemërim në komunitetin shqiptar në Zvicër.
Gjatë një shfaqje në Zurich, 46-vjeçari gjerman nuk i ka kursyer komentet raciste për shqiptarët. Ai tha se në Zvicër gjithçka është e mirë, por përveç shqiptarëve.
“Zvicra është e mrekullueshme. Gjithçka është më mirë këtu (sesa në Gjermani) – vetëm një gjë është më e keqe: keni më shumë shqiptarë”.
Por ai nuk ka ndalur me kaq pasi ka thënë:
“Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina”.
Një shqiptare që po ndiqte shfaqjen u ngrit në këmbë dhe e pyeti komedianin:
“Si mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?”
Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë:
“Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.
Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.













