Publikohet foto e punonjëses së bashkisë që humbi jetën pasi u përplas nga një mjet

Kjo është Shkëndije Halili, 58-vjeçare, e cila ndërroi jetë mëngjesin e ‘8 Marsit’ pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Punonjësja e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Delvinës, u përplas nga një makinë teksa po punonte duke pastruar rrugët, në orët e para të mëngjesit.

58-vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin, Mateo Rustemi, 30 vjeç.