Haxhire Jaupi, mësuese e gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin “Dhaskal Todri” dhe Hatixhe Zejnelhoxha, mësuese në shkollën “Luigj Gurakuqi” ishin dy mësueset e vlerësuara nga ministria Manastirliu në vizitën e saj në prag feste në shkollën pedagogjike i ndjekur nga ministri arsimit në Maqedoninë e Veriut Jeton Shaqiri. Gjithashtu u vlerësua edhe një mesues I gjuhës shqipe në Zvicër për kontributin e tij në lëvrimin e gjuhës.
“Takim i veçantë me kolegun Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë së Veriut, në Shkollën “Luigj Gurakuqi”, Ish-Normalja në Elbasan, një institucion me një rëndësi historike në zhvillimin e arsimit dhe gjuhës shqipe.
Së bashku u angazhuam të çojmë përpara projektet e përbashkëta mbi përdorimin e gjuhës shqipe standarde si dhe punën e nisur në drejtim të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës.
Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në prag të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, vlerësuam së bashku mësuesit me kontribute në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe ndër breza” përfundon ministrja Manastirliu.
