Akuzohen për vrasje/ Policia britanike në kërkim të tre shqiptarëve, 10 mijë paund për çdo informacion

Policia angleze ka ofruar 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapen e tre shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim për vrasje.

Kevin Vuçini, 25 vjeç, Brigen Qarrica, 21 vjeç, dhe Rrezon Cengu, 22 vjeç, akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023.

30 vjeçari u qëllua në Frances Havergal Close në orët e para të 10 Gushtit të vitit të kaluar, por ndërroi jetë në spital.