Nëse vuani nga sëmundje kronike të veshkave, këto këshilla janë për ju

Nga Blerina Bombaj

(Dietologe)

Kur vuani nga sëmundje kronike të veshkave mund të jetë e nevojshme të ndryshoni regjimin tuaj ushqimor për të ndihmuar në menaxhimin e shëndetit të veshkave.

Disa hapa që duhen ndërmarrë përfshijnë:

  1.    Zgjidhni dhe pergatisni ushqime që përmbajnë pak kripë e sodium
  2.    Konsumoni sasinë e llojin e duhur të proteinave
  3.    Zgjidhni ushqime të shëndetshme për zemrën
  4.    Zgjidhni ushqime dhe pije që përmbajnë pak fosfor
  5.    Zgjidhni ushqime që përmbajnë sasinë e duhur të kaliumit