195 mln € mashtrim me TVSH-në, goditet grupi kriminal që operonte në Shqipëri e 16 shtete! 14 të arrestuar, sekuestrohet jaht me vlerë 3 mln € dhe 1.2 mln € cash

Një grup kriminal me bazë në Gjermani që kryente mashtrim me TVSH-në është goditur nga autoritetet, ndërsa 14 persona kanë rënë në pranga. Grupi operonte me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri dhe 16 vende të tjera, kryesisht europiane. Përmes skemës kriminale ata kanë kryer një mashtrim me TVSH-në me vlerë 195 mln euro.
Si rrjedhojë e këtij operacioni janë kryer kontrolle dhe në Shqipëri. SPAK thotë se ka janë ushtruar kontrolle në 5 ambiente dhe janë sekuestruar celularë, USB e laptopë. Në 17 shtetet ku janë ushtruar kontrollet janë sekuestruar celularë me vlerë 15.3 mln €, jaht me vlerë 3 mln € dhe 1.2 mln € cash, disa makina luksoze dhe 2.5 kg flori.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri”, njofton SPAK.