Granit Xhaka jep deklaratën që i emocionon të gjithë: Jam shqiptar, me babë, babagjysh e gjak!

Granit Xhaka është njëri prej ambasadorëve më të mirë shqiptarë në botë.

Mesfushori po kalon një sezon fantastike te skuadra gjermane Bayer Leverkusen.

Prej transferimit të tij nga Arsenali, ai u bë lojtar kyç në planet e trajnerit Xabi Alonso.

Ndërkaq babai i tij, Ragipi, ka shpërndarë një video në Facebook, ku Graniti deklaron se është shqiptar “me babë, babagjysh e gjak”.

“Gjakun tim nuk e harroj kurrë. Jam shqiptar me babë, me babagjysh e me gjak”, deklaron 31-vjeçari, i cili po shkëlqen në fanellën e Leverkusenit pas rikthimit të tij në Bundesligë.