Fejesa e vajzës një sajesë? Flet babai i djalit, Pëllumbi tha se do vazhdonte shkollën

Pëllumb Meta nuk donte ta fejonte vajzën, sipas familjes që donte të lidhte krushqi me të. Report Tv ka siguruar një rrëfim ekskluziv të Riza Qatjas kryefamiljari që donte të merrte Hygerta Metën nuse për djalin.

Sipas tij historia e fejesës është mbyllur para 5 muajsh dhe Pëllumb Meta i ka thënë se vajza do të vazhdonte shkollën

“Historia e fejesës me shkuesi me vajzën e Pëllumb Metës, Hygertën, është mbyllur që para 5 muajve. Thjesht ka qenë një mendim historia e fejesës, por babai i Hygertës ka thënë se vajza do të vazhdojë shkollën. Vajza ishte në shkollë, i ati e çonte dhe e merrte përditë nga shkolla”, ka thënë ai për Report Tv.

‘Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali thirri policinë’, rrëfehet për ‘Pa Gjurmë’ gruaja e Pëllumb Metës
LEXO EDHE:
‘Vajza më tha mos e kërko më babanë se e kam vrarë, djali thirri policinë’, rrëfehet për ‘Pa Gjurmë’ gruaja e Pëllumb Metës

Edhe ditën që Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij, Riza Qatja thotë se ai ishte në lokalin e tij duke pirë kafe, ndërsa shton se po të donte ta fejonte vajzën do e kishte hequr nga shkolla.

“Edhe ditën që është vrarë Pëllumbi ka qenë këtu, (në lokal) ka dalë në orën 12:55. Po të ishte që do kishim probleme për fejesën, nuk vinte këtu të pinte kafe përditë. Fejesa është kot, nuk ka lidhje fare. Po të donte ta fejonte, do e bënte, do e kishte hequr nga shkolla. Por babai kishte ndërmend t’i blinte edhe makinë. Këtë ma kanë treguar shokët e Pëllumb Metës që punojnë tek tregu i makinave”, u shpreh më tej ai.