Menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj, i ftuar në “Big Brother Fun Club”, ka folur për marrëdhënien Sara-Bardhi, e cila rishtazi është përballur me disa sfida. Sara dhe Bardhi janë grindur dhe këngëtari ka kërkuar një distancim, ndërsa Sara, ndarje përfundimtare.
Gjithashtu, menaxheri theksoi se të gjithë personat brenda shtëpisë janë futur për lojë dhe për një qëllim të caktuar. Të gjithë kanë aty për vëmendje dhe sa i përket ndjenjave të Bardhit karshi Sarës, tha: “Nuk di të them, sepse veç ai mund ta dijë. Nëse them është i sinqertë ose jo për ndjenjat, mund të gaboj”.
Në sfidën e sekreteve, Bardhi u shpreh se kishte lënë jashtë një njohje me një vajzë që e kishte takuar disa herë dhe i kërkoi falje asaj, pasi krijoi një raport të ri brenda shtëpisë. Por, Jetmiri përgënjeshtroi edhe sekretin e Bardhit, duke thënë se nuk ka pasur një të dashur jashtë. Ndoshta ka shkëmbyer mesazhe me ndonjë vajzë, por të dashur nuk ka pasur, nënkuptoi ai, duke shtuar se artistët nuk kanë shumë kohë për njohje.
