E trishtë në Librazhd/ Zjarri djeg kasollen me 20 krerë dele

Ngjarje e trishtë në Librazhd. Zjarri djeg 20 krerë dele në kasolle.

Pasditen e djeshme, në fshatin Orenjë, Librazhd, dyshohet se për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik, ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetases Sh. T., 54 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 20 bagëti të imta që ndodheshin brenda në kasolle.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.