Drejtuesi i Këshillit të Prindërve të shkollës ‘Qamil Guranjaku’, Robert Gajda ka dalë në një reagim publik pas një mbledhjeje të prindërve dhe të stafit të shkollës të zhvilluar pasditen e së premtes. Ai tha për ngjarjen ku roja i shkollës u godit nga një prind, se komunikata e policisë ishte minimaliste ndërkohë që ngjarja e pa me figurë për përmasat që kishte. Ai ka shprehur ne emer te prinderve solidaritin me rojen e demtuar.
“Komunikata e policisë është një komunikatë minimaliste e cila flet thjesht për një shuplakë ndërkohë që është ushtruar dhunë dhe personi ka marrë mjekim në spital. Shkolla aktualisht nuk ka asnjë person sigurie.
Organet e prokurorisë të bëjnë punën e tyre. Ta vlerësojnë situatën dhe kanë të gjithë bashkëpunimin e prindërve dhe të shkollës që personi që ka ushtruar dhunë të mbajë përgjegjësinë e vet.”
Gajda theksoi se kjo është një çështje që kërkon agahimin e të gjithëve dhe sidomos organeve përgjegjëse ligjzbatuese.
“Kjo është një nga çështjet pasi duhet të ketë garanci për siguri të shkollave në përditshmëri dhe jo të kufizohemi e të flasim këtu për këtë çështje dhe për gjera që tashmë kanë ndodhur dhe duhet parandaluar kjo gjë.
Kjo çështje kalon përtej shkollës dhe ka organe kompetente që janë aty dhe duhet të kryejnë funksionin e tyre dhe të garantojnë sigutrinë.
Në shkollë vihet për të komunikuar me mësuesit, vihet kërkuar llogari, por vihet edhe për të bashkëpunuar sepse vetë shkolla nuk mund tja dalë.
Unë I bëj thirrje të gjitha organeve përgjegjëse, strukturave të shtetit që të garantojnë që të gjitha shkollat të kenë oficerë sigurie dhe të garantohen të gjitha shkollat në sigurinë e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten”.
