Ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.
Sipas burimeve për Top Channel bëhet me dije se zyrtari i lartë është dorëhequr për shkak të një detyre tjetër.
Nga ana tjetër njoftojmë se Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.
Me disa diploma dhe specializime në institucionet më presigjoze në Amerikë, zyrtari premtonte reformimin e sistemit të burgjeve.













