Itali/Gjendet i varur në qelinë e burgut, një shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga burgjet e Italisë ku një shqiptar ka ndërmarrë aktin tragjik duke vrarë veten. Sipas informacioneve që mediat vendase raportojë mësohet se 46-vjeçari shqiptar ka vrarë veten brenda në qelinë e tij në burgun e Ternit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të kësaj të hënë, ku shqiptari i cili ndodhej në qeli pasi akuzohet për dhunë në familje, u gjet i varur na policët në qeli.

‘Përpjekjet e punonjësve shëndetësore dhe policisë së burgut për ta shpëtuar ishin të kota’, tha një nga zyrtarët e burgut.

Shqiptari më herët ishte arrestuar për ‘grabitje’. Më pas gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për të, mirëpo pas një tjetër denoncimi ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë në familje.