Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të dielë në Belsh.
Sipas njoftimit tē policisë makina ka dalē nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.Drejtuesi dhe vajza e tij janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Belsh/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.
