E KRYER / Nuk arriti të debutojë për shkak të dëmtimit të rëndë, Eraldo Deda largohet nga AF Elbasani

Eraldo Deda ishte një nga afrimet e shumta të AF Elbasanit gjatë merkatos në verën e kaluar, por për fat të keq ai nuk arriti të japë kontributin e tij për shkak të një dëmtimi të rëndë që e la jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

Shkodrani ka vendosur që të ndërpresë kontratën në mënyrë konsensuale me verdheblutë për te vijuar karrierën me ekipin e Malishevës me të cilët ka arritur marrëveshjen dhe shumë shpejt do të hedhë firmën mbi kontratë.