Gjenden predha gjatë punimeve nër rrugën Elbasan-Librazhd

-Më datë 08.02.2024, shtetasi M. P., me detyrë inxhinier i firmës ndërtuese që kryen punimet në rrugën “Elbasan-Librazhd”, ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve, në fshatin Xibrakë, janë gjetur disa predha të vjetra luftarake. Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.