Dy motra njësoj të talentuara, me pasione të përafërta dhe nxënëse shumë të mira në shkollë.
Eris dhe Ana Kokoneshi, 17 dhe 10 vjeçe, janë dy vajza kampione në sportin e pingpongut në Elbasan. Vajzat e kalojnë pasditen duke u stërvitur me trajneren e tyre Greta Kovaçi.
Motra e madhe, Erisa është vlerësuar nga kryebashkiaku Llatja me titullin “Mirënjohje e Qytetit” për arritje në sportin e pingpongut dhe në mësime. 17 vjeçarja është pjesë e ekipit kombëtar si dhe luan me ekipin Lidhja e Prizrenit në Kosovë.
“Është një privilegj shumë i madh për mua titulli i marrë nga kryetari i bashkisë”- shprehet 17 vjeçarja.
Pasionin për sportin e trashëgon dhe motra e saj e vogël e cila koleksionon disa medalje kombëtare dhe ndërkombëtare. Ana vetëm 10 vjeç, përveç synimeve të mëdhe në fushën e sportit ka një mesazh shumë të rëndësishëm për gjithë bashkëmoshatarët e saj. “Futuni në një kurs për të mbushur ditën sepse do të jeni shumë të lumtur dhe mos harxhoni kohë pas telefonit sepse do t’ju dëmtojë sytë”- thotë ajo.
Meritat padyshim i takojnë familjes për suportin që i kanë ofruar vajzave si dhe dy trajnerëve Gëzim Tosuni dhe Greta Kovaçi.
Greta Kovaçi vjen nga nje tradite e vyer familjare si nje sportiste karriere te suksesshme.
“Ekipi i pingpongut, Elbasan 1981”, Arkiva Digjitale Shqiptare.
Familja Kovaçi është e njohur për lidhjen me sportet dhe ka dhënë një kontribut të theksuar në disa lloje sportesh. Pjesëtarët e kësaj familje janë skalitur në kujtesën e qytetit për meritë dhe kontribut të veçantë në fushën e sportit. Greta Kovaçi stërvit sot ekipin duke vazhduar kështu një sport që po sjell talente. Edja Feçanji
