Aksident te ‘Ura e Dajlanit’. Kamionçina përplas këmbësorin

Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit.

Një kamionçinë ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca dhe policia.

I aksidentuari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.