Vdekja e 18-vjeçarit Dorjan Belba në aksidentin e mbrëmjes së djeshme tronditi mbarë opinionin publik .Pas këtij aksidenti ngushëllimet ndaj familjarëve kanë qenë të shumta.
Ndër to Kryetari i bashkisë Prrenjas zoti Nuri Belba shprehet:”Të tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen tragjike nga jeta e të riut nga Skroska Dorian Belba.Në këtë moment të pikëlluar bashkëndjejmë dhimbjen me familjen dhe të afërmit ,i shprehim ngushëllime familjes, shokëve e miqve.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!
E ndërkaq ngushëllimet shprehen dhe nga njësia administrative Skroskë prej nga ishte 18 vjeçari:”Skroska u zgjua sot me nje dhimbje te madhe! Dorian Fatmir Belba ne moshen më te bukur të jetes si një engjell u nda nga kjo jete në mënyrë të padrejtë e të parakohshme duke coptuar zemrat dhe mbushur shpirtrat tanë me dhimbje e trishtim!!Nuk gjenden fjalë për të ngushëlluar prindërit, miqtë, dashamirësit dhe familjarët e Dorit.Në këtë sprovë të dhimbshme zoti Ju dhente force dhe durim duke kujtuar momentet e lumtura që keni kaluar me DORIN!!!
U PREHSH NE PAQE!!
