Instituti i Mjekësisë Ligjore i kërkon prokurorisë së Elbasanit leje për të varrosur Arben Lleshin të dënuarin me burgim të përjetshëm, i cili u ekzekutua javë më parë në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj.
Lajmi konfirmohet për News 24 nga burime zyrtare pranë Morgut të Tiranës, të cilat sqarojnë se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes. Ndaj në këto kushte, sipas ligjit IML i është drejtuar prokurorisë me kërkese me leje për të vijuar procedurat për varrimin. Zyrtarisht prokuroria e Elbasanit e kontaktuar nga News 24 tha se do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit. Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja.













