Naim Gjoshi është shpallur “Qytetar Nderi” i Librazhdit akorduar nga Bashkia. Në një koncert me këngë të njohura ku nuk do mungonte Shkurte Fejza. Ai e përcolli këtë titull me fjalët:
Sot ne Librazhd..
Kryetari i Bashkise z.Mariglen Disha bashke me Keshillin Bashkiak me nderuan me titullin “Qytetar Nderi” i Librazhdit.
Mirenjohje pa fund… Falenderoj te gjithe kengetaret dhe instrumentistet qe ishin te pranishem dhe qe interpretuan kenge dhe pjese instrumentale nga krijmtaria ime”.
Naimi njohur për kompozimin e këngës “Mora Fjalë” është nderuar me shumë urdhëra dhe medalje, si: “Naim Frashëri” i Klasit të Tretë, “Qytetar Nderi” i Burrelit, “Qytetar Nderi i Beleshit”, “Nderi Dumresë”, me “Mirënjohja” nga Shoqata e Veteraneve te Kosovës, por nderimi më i madh, atij i është bërë nga ish-Presidenti Kosovës Hashim Thaçi me titullin “Mjeshtër i Merituar”. Zoti Thaçi, ka vlerësuar vazhdimisht rolin e kontributin e Profesor Gjoshit në rritjen dhe zhvillimin e muzikës kosovare, si dhe ka vlerësuar atë si një “atdhetar i paepur në mbështetjen e çështjes së Kosovës”. Profesor Naimi, nuk rresht së punuari dhe kompozuari edhe sot, duke mos njohur lodhjen dhe pushimin. Ai mbetet gjithmonë pranë këngës, melodisë, artistëve, duke mos u shkëputur nga misioni dhe profesioni i tij, ku siç thotë edhe vetë “duke i shërbyer përjetësisht Atdheut dhe Flamurit”.
