Çmenduri! Çifti i vë flakën vetes ditën e dasmës (Video)

SHBA- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një dasmë në SHBA ku çifti i sapomartuar i vë flakën vetes duke bërë ecjen e tyre të parë si bashkëshortë. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale shfaqin çiftin e përfshirë nga flakët i cili filloi nga buqeta e luleve dhe më pas u përhap në kurrizin e të dyve.

Pas një parakalimi të shkurtër, ata u ulën ndërsa persona të tjerë fikën zjarrin. Gabe Jessop dhe Ambyr Bambyr i bashkoi industria e filmit dhe dëshiruan që eksperiencën e tyre në kinëmatografi ta bënin pjesë të natës së tyre më të rëndësishmë që të mbahej mend më gjatë.