Goditi arbitrin kryesor të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, arrestohet punëtori i fushës së futbollit

Autoritetet policore në Kavajë vunë në pranga punëtorin e fushës së futbollit në këtë qytet, pasi akuzohet se goditi arbitrin e ndeshjes.

“Në përfundim të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari me iniciale A. L. është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga”, tha policia në një njoftim për mediat.

Ndaj 44-vjeçarit rëndon akuza “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.