Aksident, kamioni përplaset me një shtyllë tensioni

Aksident në Lushnje. Një kamion përplast me shtyllën e tensionit të lartë, shoferi përfundon në spital.

Mjeti ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për t’i dhënë ndihmën mjeksore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit.

Ai kthehej nga Tirana dhe kamioni kishte ngarkesë bylmeti.