“Vajza më thotë nuk dua të të takoj”/ Deklaratat e Ledjonës në BBV, flet për herë të parë ish-bashkëshorti i gazetares

Jorgen Xoxi, ish-bashkëshorti i Ledjonës, banores së Big Brother Vip, në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live” reagoi pas akuzave, në lidhje me vajzën e tyre, duke treguar versionin e tij të historisë.

Disa ditë më parë në një koment Xoxi tha se Ledjona gënjen për deklaratat duke e quajtur mashtruese, dhe se ajo nuk e ka lejuar ta shohë vajzën e tij. Ndërkohë sot, ai pranon që Ledjona e ka dërguar në Korçë, por viziton vetëm gjyshërit. Sipas tij, vajza e tyre nuk komunikon më me atë, ashtu siç komunikonin para lidhjes së tij me një tjetër.

“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo. Tashi nuk e di a e ka ndaluar. Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim’”, tha Xoxi.