E zuri poshtë shkëmbi që ra mbi çati, shpëtohet 25-vjeçari në Përmet.
Mëngjesin e sotëm në në fshatin Çarshovë të Përmetit, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë në shtëpinë e Thoma Vangjelit.
Më herët u mësua se shkëmbi ka zënë gjymtyrët e poshtme të 25-vjeçarit Dhimitër Vangjeli i cili ka qenë i shtrirë në krevat.
Pas marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin.
Në video shihet momenti kur ekipet e shpëtimit, policia dhe mjekët kanë nxjerrë nga shtëpia 25-vjeçarin e mbuluar dhe të shtrirë në një barelë për ta transportuar drejt ambulanc e për t’u nisur për në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme.













