Pamje nga masa gjigante e shkëmbit që ra mbi çatinë e Thoma Vangjelit në Çarçovë të Përmetit.
Pjestarët e familjes janë evakuar. Ndërsa ka mbetur i lenduar rëndë Dhimitër Vangjeli 25 vjeç, në pjesët poshtëme të gjymtyrëve.
Përmet/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.
















