Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Peshën më të madhe e mbanë sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.
Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.
Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’. Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta.













