Peshëngritësja kampione ka sot ditëlindjen, video në ditet e para të stërvitjes

Enkileda Carja arriti një rezultat historik në kampionatin Europian U-15 të shtangës që u mbajt në Kishinau të Moldavisë, duke fituar tre medalje ari dhe thyer pesë rekorde europiane.

Sportistja e Elbasanit ka arritur të marrë një tjetër çmim dhe një arritje të madhe në kampionatin kombetar. Carja ka arritur të shpallet edhe sportistja më e mirë e këtij kampionati, duke marrë vlerësimin maksimal nga organizatorët.

Carja konsiderohet si një nga talentet më të mëdha ë shtangës në vendin tonë, me rezultatet e saj që kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Synimi i saj i ardhshëm është të dalë sërish me medalje nga kampionati europian që do të mbahet në Bukuresht të Rumanisë nga data 24 korrik deri në tre gusht për moshën U-20.