Lot dhe emocione, Alketa Vejsiu surprizohet në ‘X Factor’ për ditëlindje

Nata e dytë e ‘X Factor’ ka nisur me një surprizë të bukur.

Ditën e sotme Alketa Vejsiu feston ditëlindjen dhe është surprizuar në nisje të programit nga konkurrentët, publiku dhe stafi.

Salla këndoi njëzëri “Gëzuar ditëlindjen”, duke sjellë lot në sytë e saj.

Mes emocioneve, Alketa u shpreh mirënjohëse dhe falenderuese për surprizën, teksa u shpreh se sot i mungoi një urim i shtrenjtë, nga babai i saj.