Banorët protestuan për shkollën e dëmtuar nga tërmeti, bashkia e vendos në buxhetin e 2024

Ishte lënë thuajse në harresë rasti i shkollës 9-vjeçare “Jonuz Çarçiu” në Tregan, e cila u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019-të.
Për katër vite, 140 nxënësit e kësaj shkolle u detyruan të ndjekin mësim të paktën 5 km larg shkollës së tyre, në turnin e dytë, në fshatin Kuqan.
Shtatorin e vitit të kaluar duke kulmuar në nëntor në periudhën e Buxhetimit me Pjesëmarrje banorët kërkuan ndërtimin e shkollës. Ata dolën edhe në protesta duke renditur edhe një herë kërkesën e tyre për një shkollë.
Bashkia Elbasan e vendosi këtë vit ndër prioritetet e investimeve të Këshillit Bashkiak pasi ka marrë konfirmimin e mbështetjes nga qeveria për këtë shkollë. Fondi i përgjithshëm për ndërtimin e shkollës do të jetë mbi 120 milion lekë të reja dhe 22,000,000 lekë do të financohen me fondet e bashkisë Elbasan.

Klikoni në titullin e mëposhtëm ku do të gjeni shkrimin dhe videon e realizuar nga elbasanion vitin e kaluar mbi protestën e banorëve:

Nxënës dhe prindër në protestë për shkollën: Bashkia Elbasan thotë se nuk ka fonde