VIDEO/ Situatë kaotike te kombëtarja afrikane, tifozët sulmojnë trajnerin në hotel

Gana e nisi me humbje rrugëtimin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku u mposht 2-1 nga Kepi i Gjelbërt në duelin e parë të Grupit B.

Kjo disfatë ka zemëruar tifozët ganezë, aq sa njëri prej tyre ka tentuar të sulmojë fizikisht trajnerin e ekipit kombëtar.

Mediat vendase bëjnë me dije se Kris Hughton iu shmang goditjes së tifozit të inatosur, ngjarje që ndodhi në hotelin ku është akomoduar Gana në Bregun e Fildishtë.

Forcat e sigurisë ndërhynë dhe larguan tifozin rebel, i cili nuk e kurseu një lumë fyerjesh ndaj 65-vjeçarit irlandez.