OBSH, ka publikuar së fundmi të dhënat e përditësuara mbi shpenzimet e shëndetit në nivel global, ku Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e lartë të shpenzimeve që qytetarët mbulojnë nga xhepi i tyre.
Egla Bardhi , drejtuese ekzekutive e organizatës “Together for Life” identifikoi disa prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në rritjen e shpenzimeve personale të qytetarëve shqiptarë në shëndetësi.
Sipas Bardhit, një prej arsyeve kryesore që qytetarët i mbulojnë nga xhepi i tyre kostot e shëndetit është sepse ligji për kujdesin shëndetësor nuk zbatohet.
Ngjashëm, edhe Rigels Xhemollari nga organizata Qendresa Qytetare thekson se shteti nuk ka arritur t’i mbajë premtimet në lidhje me sektorin e shëndetësisë.
Xhemollari i theksoi se gjatë periudhës së pandemisë u rritën në mënyrë eksponenciale kostot e shëndetit.
Mungesa e barnave dhe ilaçeve nuk u vu re vetëm gjatë nevojave të trajtimit të virusit Sars-CoV-2, por ndjehet ende edhe sot.
Rritja e shpenzimeve shëndetësore që qytetarët detyrohen të mbulojnë nga xhepi i tyre përkthehet edhe në uljen e besimit të tyre ndaj sistemit shëndetësor të premtuar nga shteti.
