Pesë njerëzit më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre në 4 vitet e fundit! Fituan 1.8 trilionë dollarë

Pesë njerëzit më të pasur në botë janë bërë akoma edhe më të pasur gjatë 4 viteve të fundit, ku pasuria e tyre u është dyfishuar në 869 miliardë dollarë. Sipas insitutit Oxfam, gati 5 miliardë njerëz në mbarë botën janë bërë më të varfër, pasi ata përballen me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike. Do të duheshin gati 230 vite të tjera për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes, është planifikuar të përkojë me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, një mbledhje elitare e disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë.