Sot u mbajt ceremonia e 111-vjetori të themelimit të Policisë së Shtetit. Taulant Balla u shpreh se janë në fazën ku po detajohet vlerësimi se sa do të jetë rritja e pagave, teksa theksoi se do të realizohet më 1 korrik.
“Ju garantoj që në këtë detyrë të rëndësishme keni çdo ditë vëmendjen shoqërisë dhe qeverisë. Ndërsa fund vitin e kaluar akorduam kreditë e para pa interes për shtëpi për 92 punonjësit e parë të policisë së shtetit, ju garantoj se do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2024, edhe për të paktën 300 punonjës të policisë së shtetit dhe për të vazhduar ndoshta edhe më shumë në 2025. Për të zgjidhur një nga problemet akute të cilët e kanë të pamundur të sigurojnë me pagën që marrin një shtëpi për familjen e tyre.
Jemi në fazën po detajojmë edhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit, sikurse edhe për punonjës të tjerë të sektorit të Shëndetit Publik, FA-të, dhe administratën publike. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë më 1 korrik, forcat e policisë të jetë më të vlerësuara për shkak të nevojës që kemi për të nxitur dhe dinamizuar punën e tyre”, tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
