Del foto e shënjestrës së atentatit të mesnatës së kaluar në Tiranë

Tirane- Del foto e Zamir Kalemit shënjestrës së atentatit të mesnatës së kaluar në Tiranë. Ai është vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke, i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e së premtes (12 Janar 2024) tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë. Ka qenë ora 22:55 minuta. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, Smart, kur nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

40- vjeçari po udhëtonte me një makinë tip Smart kur është tentuar të vritet. Duket se nga të shtënat i riu ka humbur kontrollin duke përplasur makinën me anësoren e rrugës.

Nga informacionet e para të policisë Zamir Kalemi është plagosur me armë zjarri në këmbë por mësohet se ai është kapur nga shumë plumba dhe iu nënshttuar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

Pak minuta më pas u mësua për një makinë të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se është e autorëve. Brenda në makinë është gjetur dhe një kallashnikov.

Forca të shumta të policisë bënë krehjen e zonës ndërsa janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi policia e Tiranës. Një nga pistat e hetimit të atentatit të sotëm është vijimi i sagës së vrasjeve të 2022 Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papa. Vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë në qershor të po këtij viti ishte kushëriri i vëllezërve Kalemi.