Pas fazës së vilave, ka nisur në “X Factor Albania” faza më e rëndësishme e talent-showt: netët live.
Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve. Po ashtu, këtë edicion është krijuar edhe një grup: The Chemicals, me anëtarë Giovanni, Joni dhe Rossario.
Ndërkohë, në kategorinë e vajzave janë: Kejsi, Wendy, Kleansa, Anisa dhe Luna.
Në kategorinë mix janë: Franku, Borana, Alba, Jetmiri dhe Ingridi.
Në kategorinë e djemve janë: Aldo, Niki, Kevin, Alisi dhe Genti.













